LAJME / E Shtunë 21 Shkurt 2026, 00:12

"Shqiptarët janë dembelë apo?!"/ Habit Ministrja Ibrahimaj: Aq shumë vende të lira pune ka në Shqipëri, saqë po importojmë punonjës të huaj

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i sipërmarrjeve dhe si rrjedhojë edhe e vendeve të lira të punës.

Komentet Ibrahimaj i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se për të plotësuar kërkesat e bizneseve për punonjës, Shqipëria është detyruar që të importojë fuqi punëtore edhe nga jashtë vendit. Ajo tha gjithashtu se gjatë tremujorit të fundit, GDP u rrit me 3.8%, një rritje që sipas saj ka vijuar vit pas viti.

“Unë nuk e kam për zakon të merrem me individin, se nuk është vendi këtu për të thënë se çfarë them unë e çfarë thua ti. E kam treguar në eksperiencën time që unë di të flas me shifra. Nëse doni shifra, unë i kam të gjitha shifrat përpara. GDP u rrit në 3 mujorin e fundit me 3.8 %. Është një rritje që 70 % e të cilës vjen nga konsumi. E si është ky konsum? Është konsumi i popullatës, që ka vijuar me rritje për vite e vite me radhë. Nga 2022 dhe më pas është rritur nga 3.5% deri në 4%.

Dhe nuk është e vetmja shifër që rritet. Është rritur punësimi. Numri i të punësuarve në totalin e ekonomisë, vijon të rritet. Aq e madhe është nevoja për vende pune në Shqipëri, saqë ne kemi filluar të importojmë punonjës, për të përmbushur kërkesat e tregut. Pse?

Sepse numri i bizneseve është rritur, sepse kërkesa e bizneseve është rritur dhe të gjitha të dhënat thonë se ekonomia shqiptare është rritur”, tha mes të tjerash Ibrahimaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE