
Analisti Kreshnik Osmani ka ndezur debatin publik me një analizë të fortë dhe alarmuese mbi situatën politike në vend, duke
deklaruar se Shqipëria nuk po shkon drejt zgjedhjeve të lira, por drejt një “ndarjeje të kontrolluar të pushtetit”. Në analizën e
tij, Osmani hedh dyshime të forta mbi atë që ai e quan “loja sekrete Rama–Berisha”, një marrëveshje e heshtur politike që
sipas tij po mbahet larg syve të qytetarëve.
Sipas Osmanit, përplasjet publike mes palëve janë vetëm fasadë, ndërsa në prapaskenë po zhvillohet një strategji për të
mbajtur të pandryshuar sistemin dhe për të neutralizuar çdo alternativë të re politike. Ai ndalet edhe tek zgjedhjet brenda
Partisë Demokratike, duke i cilësuar si një proces që nuk po prodhon ndryshim real, por vetëm riciklim të figurave të vjetra.
“Shqipëria nuk votohet më, por ndahet”, paralajmëron analisti, duke shtuar se qytetarët po humbin besimin tek demokracia dhe
se vendi po futet në një fazë të rrezikshme kontrolli politik e ekonomik. Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të shumta në
rrjetet sociale dhe po komentohen gjerësisht në opinionin publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
