LAJME / E Diel 16 Nëntor 2025, 20:08

Shqipëria hedh një tjetër hap historik drejt anëtarësimit në BE/ Nesër pritet…

Dita e hënë do të shënojë një arritje tjetër të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa do të hapet zyrtarisht dhe grupkapitulli i fundit, ajo e bujqësisë dhe kohezionit.

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama do të nisët në Bruksel për konferencën e 7-të qeveritare.

Sipas axhendës, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Rama do ulet në tryezën e punës me BE-në nesër rreth orës 8:00, ndërsa në orën 9:15 është parashikuar të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama dhe komisioneres Marta Kos.

Shqipëria ka hapur deri më tani 5 nga 6 grupkapituj, themeloret, marrëdhëniet me jashtë, tregun e brendshëm, konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse si dhe axhendën e gjelbër.

Brukseli është optimist se brenda 2030-ës Shqipëria do të realizojë integrimin në union, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama e ka shpallur anëtarësimin në BE prioritet të mandatit të katërt qeverisës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE