LAJME / E Martë 14 Tetor 2025, 12:12

Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja, por ndodhi tragjedia… Lajmi i hidhur për heroin e Velipojës

Shkodra është mbuluar nga dhimbja pas lajmit të ndarjes nga jeta të Arjan Krajës, punonjës i OSSH-së dhe njeri i njohur për humanizmin e tij. Pas një beteje të gjatë tre mujore në koma, zemra e tij pushoi së rrahuri.


Ngjarja që e ktheu Arjanin në simbol guximi ndodhi këtë verë në plazhin e Velipojës. Ai nuk hezitoi asnjë çast kur pa dy fëmijë në rrezik mbytjeje. Me trimëri të jashtëzakonshme, u hodh në det dhe arriti t’u shpëtojë jetën.

Por ky akt heroik pati një kosto të rëndë për të. Arjani u nxor nga uji pa ndjenja dhe u dërgua menjëherë në spital, ku qëndroi në koma për tre muaj me radhë, duke luftuar çdo ditë për jetën.


Pavarësisht shpresës së familjarëve, kolegëve dhe qytetarëve që u lutën për të, ai nuk arriti të rikuperohej. Lajmi i vdekjes së tij u prit me pikëllim të madh dhe preku zemrat e të gjithëve që e njohën.

Sot, Arjan Kraja kujtohet si një hero i vërtetë—një njeri që vuri jetën e tij në rrezik për të shpëtuar të pafajshmit dhe la pas një shembull të jashtëzakonshëm sakrifice dhe humanizmi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE