Një shpërthim nga një bombul gazi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Ishull Shëngjin. Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur e plagosur një 64 vjeçe, e cila ka pësuar djegie.
E lënduara është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën të specializuar mjekësore.
‘Në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë u regjistrua një shpërthim zjarri nga një bombul gazi, ku ngeli e plagosur dhe me djegie nga shpërthimi i bombulës së gazit Mara Biba,
vjeç- 64. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore’, njoftoi policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE