
Një tjetër ngjarje me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit. Policia e Tiranës ka bërë me dije se rreth orës 20:10, është dërguar për mjekim në spital shtetasi me iniciale H. I., rreth 27 vjeç.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës (thikë) në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 20:10, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi H. I, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës në Kombinat. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.”
Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personit përgjegjës, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ky incident shtohet në bilancin e ngjarjeve të rënda të raportuara gjatë orëve të fundit në kryeqytet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
