LAJME / E Premte 1 Maj 2026, 15:03

Shpërfytyrimi i Ilir Metës/ Reagon Monika Kryemadhi: “E kishin bërë enkas…”

Pas reagimeve të shumta në rrjet dhe media lidhur me pamjen e ish-presidentit Ilir Meta në seancën e fundit gjyqësore, ka ardhur edhe reagimi i Monika Kryemadhit.

Gjatë një interviste, ajo ka sqaruar arsyet e këtij transformimi fizik, duke e cilësuar procesin si tërësisht politik dhe një formë presioni psikologjik.

Kryemadhi theksoi se pavarësisht transformimit vizual, gjendja e tij mendore dhe qëndrimi mbeten të palëkundura.

Ajo shpjegoi se rënia në peshë dhe zverdhja vijnë si pasojë e drejtpërdrejtë e kushteve të izolimit dhe mungesës së ajrimit në diell.

Po të shohësh posturën e Ilir Metës është më i drejtë se ç’e ka patur. Kostumin e ka patur 56, duhet ta kishte 52. Nga mendja dhe të shprehurit ishte snajper. Nga imazhi dukej i pagjumë, i bardhë, nuk del në diell dhe ky është një nga problemet që ka.”

Një detaj tjetër që ngjalli reagimin e saj të ashpër ishte mbajtja e ish-kreut të shtetit brenda një “kafazi” xhami gjatë seancës.

Kryemadhi e krahasoi këtë masë me trajtimin ekstrem që iu bëhet terroristëve (duke përmendur rastin e një terroristi në Francë që kishte vrarë qindra persona).

Ajo e konsideroi këtë si një lëvizje të qëllimshme nga Ministria e Drejtësisë, të amplifikuar nga mediat pranë qeverisë, për të krijuar një imazh denigrues dhe për të ushtruar presion psikologjik mbi të.

Përtej pamjes fizike, Kryemadhi u tregua e prerë për vetë thelbin e procesit juridik, duke e cilësuar atë si një goditje të stisur politike, të nisur nga ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

Pavarësisht rrethanave dhe raporteve personale, ajo theksoi se ndjenja e respektit për Metën si babai i fëmijëve të saj vazhdon.

Ndërkohë, zbuloi edhe rutinën e re të familjes: fëmijët, me radhë dhe së bashku me motrën e tij, presin shpesh gjatë gjithë ditës për ta takuar një herë në javë dhe për t’i dërguar ushqime, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE