LAJME / E Martë 24 Mars 2026, 23:11

Shokon mjeku i njohur: Meshkujve shqiptarë nuk ju ngrihet, ja pse

Një diskutim i drejtpërdrejtë dhe pa dorashka në studion e “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan ka ndezur debat mbi një çështje që shpesh anashkalohet në publik, problemet e impotencës tek meshkujt shqiptarë.

Sipas mjekut gjinekolog Avenir Balili, kjo nuk është më thjesht një çështje mjekësore, por një fenomen social që po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë.

Faktorët që mjeku rendit janë të shumtë që nga ndryshimet kulturore pas hapjes së vendit, e deri te konsumimi i substancave dhe ekspozimi masiv ndaj pornografisë. Por ajo që shqetëson më shumë është ndikimi i pornografisë në trurin dhe sjelljen seksuale të të rinjve, çka sipas Balilit, mund të çojë jo vetëm në devijime, por edhe në vështirësi reale në jetën intime.

Avenir Balili: Meshkujt në kohët e sotme kanë më shumë probleme të impotencës, se sa të aftësisë riprodhuese. Sidomos tek meshkujt shqiptarë janë probleme të impotencës. Disa e thonë, e disa e fshehin, por nëse do të kesh një sy kritik e vëren.

Avenir Balili: Ka shumë faktorë, hapja e dyerve të Shqipërisë, konsumi i drogave, pornografia.

Avenir Balili: Të rinjtë duke parë filma porno, devijojnë edhe seksualisht. Kjo është e vërtetuar nuk është një fenomen i ri shqiptar.

Avenir Balili: Po sepse seksi është më shumë një proces psiqik se sa fizik. Në këto raste është më shumë një ndikim psiqik, është një obsesiondo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE