LAJME / E Shtunë 24 Janar 2026, 12:12

Shoferi i dehur u përplas me pemën, ky është 21-vjeçari që humbi jetën në Elbasan

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “Janaq Kilica” në Elbasan. Një 26-vjeçar me inicialet R. R., duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një pemë anësore.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në mjet, 21-vjeçari Nehat Uruçi, ndërsa drejtuesi i automjetit ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është arrestuar nga Policia dhe pritet të përballet me procedurat ligjore.


Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që qytetarët apelohen për kujdes në drejtimin e automjeteve dhe shmangien e konsumit të alkoolit gjatë udhëtimit kur drejtojnë makinën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE