LAJME / E Hënë 22 Qershor 2026, 20:08

”shkundet” Policia e Shtetit, ndryshime të reja, emërohen drejtues të rinj

Kryepolici Hita ka emëruar shef komisariati në Malësinë e Madhe, oficerin e karrierës, komisar Klodjan Çekën.

Çeka vlerësohet si një ndër oficerët më me perspektivë dhe të talentuar në Policinë e Shtetit, ku në detyrat që ka mbajtur ndër vite ka spikatur duke arritur rezultate të larta.

Hita i ka besuar Çekës një nga detyrat më të rëndësishme të shefit të komisariatit me objektivin tolerancë zero ndaj kultivimit, pasi së fundmi në Malësinë e Madhe u zbuluan parcela me kanabis.

Ndërkohë shef komisariati në Shkodër pritet të emërohet Erjon Dume.

Po ashtu Hita ka emëruar edhe drejtorin e ri të Kufirit në Tiranë, drejtues Boke Bodini, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE