LAJME / E Shtunë 11 Prill 2026, 15:03

Shkon të shesë Rolexin e tij të vjetër, i moshuari gati sa nuk qan nga çmimi që i japin

Një emision televiziv për vlerësimin e sendeve të vjetra të çmuara i ka dhënë emocione të forta një burri të moshuar, i cili kishte shkuar për të vlerësuar orën e tij Rolex që e kishte blerë disa kohë më parë.

I moshuari kishte blerë një GMT Master Model Rolex për 120.35 dollarë në vitet ’60 kur ishte në Gjermani, pasi rreshteri i tij i tha se ato ishin orët më të mira që ishin prodhuar ndonjëherë dhe duke qenë ushtarak, burri i besoi preferencës dhe këshillës së rreshterit të tij, ndaj bleu orën.

Pas shumë vitesh i moshuari vendosi të vlerësonte orën e vjetër dhe mendonte se ajo do të kishte një vlerë diku tek 1500 dollarë. Pasi tregoi historinë e blerjes së sendit me vlerë, burri u shpreh se vlera e orës nuk ishte aspak e lirë në atë kohë, duke qenë se ishte e barazvlefshme me rrogën e disa muajve.

Eksperti e çuditi fare të moshuarin kur doli jashtë parashikimeve të tij për vlerën e orës. Ai i tha se ajo orë vlente nga 65 mijë në 75 mijë dollarë. Mund të shikoni vetë se si ka ndryshuar fytyra e burrit pas lajmit që ka marrë.

Pronari kishte mbajtur të gjitha letrat e blerjes së orës, përfshirë faturën, kutinë origjinale si dhe rripin e saj, të cilat ia shtuan edhe më shumë vlerën orës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE