LAJME / E Enjte 5 Mars 2026, 15:03

Shkarkimi/ Berisha i përgjigjet Spiropalit: Doje t’i zije vendin e Ballukut, e pësove nga...

Kryedemokrati Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me Elisa Spiropalin. Ka qënë kjo e fundit ajo e cila u shpreh fillimisht se është e keqardhur që largimi i saj nga detyra u paralajmërua nga Sali Berisha.

Ndërohë në përgjigje Berisha i tha se shkarkimi nuk i ka ardhur nga ai por nga Belinda Balluku. Sipas Beirshës, Spiropali është viktima më e parëndësishme e Ballukut.

?Replikat mes Spiropalit dhe Berishës:

? Spiropali: “Është e vërtetë që ajo detyrë është nder i madh, por çdo detyrë këtu në Kuvendin e Shqipërisë, është po ashtu nder i madh. Jam e qartë, jam e qetë, e vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha në sallën e Kuvendit, dhe ndonjë tjetër, vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjalë, jo ndonjë gjë tjetër”.

? Berisha: “S’e ke nga Berisha, jo, e ke nga vetja jote. Gëzoheshe se tani do bëheshe ti zv.kryeministre. Nuk e ke nga Sali Berisha atje, e ke nga vetja jote se more përpjetë. Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote. Dhe këta të dhanë atë që meritove, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE