LAJME / E Mërkurë 4 Mars 2026, 07:07

Sherr mes grupeve të drogës në Itali, plagoset 30-vjeçari shqiptar, dërgohet në gjendje kritike në spital

Një përleshje e dhunshme mes dy grupeve në një lokal në Itali përfundoi me persona të plagosur rëndë, përfshirë një shtetas shqiptar 30-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në gjendje kritike në spital. Ngjarja ndodhi gjatë mëngjesit në Ranzanico dhe dyshohet se lidhet me konflikte për territor dhe trafikun e drogës.

Shqiptari u plagos rëndë me thikë në zonën mes qafës dhe fytit, ndërsa një italian 26-vjeçar, i cili dyshohet si sulmuesi, mbeti gjithashtu i plagosur në kokë pas goditjes me një shishe qelqi gjatë përleshjes.

Italiani, i varur nga droga, u dërgua në spitalin Humanitas Gavazzeni, ndërsa shqiptari po trajtohet në kujdes intensiv në spitalin Papa Giovanni XXIII.

Ngjarja ndodhi pranë barit Ignazzi, pranë hyrjes së rezidencës ‘La Filanda’, në ish-rrugën shtetërore 42, pranë liqenit Endine. Para sulmit, shqiptari dhe dy bashkëkombës të tij u përfshinë në një konflikt me italianin, i cili e goditi me thikë. Viktimat reaguan duke e goditur sulmuesin me shishe qelqi.

Policia italiane njoftoi se të gjithë personat e përfshirë në përleshje janë arrestuar. Karabinierët e Clusone sekuestruan disa doza kokaine jashtë lokalit, ndërsa mbrëmë u kryen kontrolle në banesat e të arrestuarve për të verifikuar lidhjen e mundshme me trafikun e drogës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE