LAJME / E Premte 8 Maj 2026, 21:09

SHBA-ja goditi dy anijet iraniane në Hormuz, reagon Teherani: Nuk e fshihni dot dështimin me aventurizëm

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmail Baghaei, paralajmëroi SHBA-në pas raportimeve për sulme ushtarake

amerikane ndaj anijeve iraniane në ngushticën e Hormuzit.

Me anë të një postim në X, ai deklaroi se aventurizmi dhe propaganda që SHBA-ja po tenton të tregojë nuk e fshehin dot

dështimin e saj në luftë. Baghaei theksoi se arritjet dhe sulmet sporadike nuk kanë asnjë ndikimi mbi realitetin.

“Eufemizmat intriguese dhe naive, të tilla si ‘një shuplakë e lehtë’, nuk mund të bëjnë asgjë për të fshirë turpin e thellë që lind

nga narcizmi, lakmia, keqllogaritjet e pamatura dhe papërgjegjësia e paligjshme. Pasojat e këtij aventurizmi të çuditshëm dhe

sjelljeje mashtruese tani i janë bërë të qarta të gjithë botës. Cicërimat e shkëputura dhe iluzive nuk kanë më asnjë ndikim mbi

realitetin, megjithëse, si gjithmonë, sa më thellë zhyten në marrëzi, aq më shpikës bëhen në justifikimin e saj”, shkroi ai në ‘X’.

Komentet e tij vijnë ndërsa ushtria amerikane tha më herët sot se qëlloi dy anije cisternash me flamur iranian, të cilat me sa duket po përpiqeshin të anashkalonin bllokadën e vazhdueshme të porteve iraniane nga SHBA. Pavarësisht këtyre sulmeve, SHBA-të presin një përgjigje sot nga Teherani mbi një propozim për t’i dhënë fund luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE