LAJME / E Shtunë 4 Korrik 2026, 03:03

Kongresmeni amerikan kërkon hetim për Shqipërinë, propozon amendament për lidhjet me trafikun e drogës

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka propozuar një amendament në Kongresin e SHBA-së, i cili kërkon nga strukturat e inteligjencës amerikane të hetojnë lidhjet e mundshme të qeverisë shqiptare me trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Sipas dokumentit të depozituar dy javë më parë, Wilson kërkon që agjencitë përkatëse të vihen në lëvizje për të vlerësuar shkallën e narkotrafikut në Shqipëri, si dhe rolin e institucioneve shtetërore në lehtësimin ose mundësimin e këtij aktiviteti.

Në tekstin e amendamentit parashikohet që brenda 180 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, Sekretari i Shtetit në bashkëpunim me Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare t’i paraqesin Kongresit një raport të klasifikuar mbi këto çështje.

“Raporti duhet të shqyrtojë shkallën e narkotrafikut në Shqipëri dhe rolin e qeverisë së Shqipërisë në lehtësimin ose mundësimin e këtij trafiku,” thuhet në propozim.

Joe Wilson është anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe atij të Sigurisë në Kongresin amerikan, si dhe bashkëkryetar i Grupit të Miqësisë SHBA–Shqipëri në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ai njihet gjithashtu si një nga mbështetësit e zgjerimit të NATO-s në rajon dhe veçanërisht të integrimit të Kosovës në aleancë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE