LAJME / E Premte 15 Maj 2026, 19:07

Selin Bollati dhe Gimbo ndezin atmosferën me performancën e parë bashkë në skenë

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë tërhequr gjithë vëmendjen mbrëmjen e kaluar gjatë një koncerti, ku u shfaqën për herë të parë së bashku para publikut.

Teksa Gimbo performonte në skenë, ai vendosi të ftojë pranë vetes edhe Selinin, duke surprizuar fansat e pranishëm.

Dyshja krijoi një atmosferë festive me një koreografi energjike nën tingujt e këngës së njohur “DJ”, hitit të viteve 2000 nga Rezarta Shkurta.

Paraqitja e tyre u komentua menjëherë nga publiku, sidomos pasi çifti ka paralajmëruar prej kohësh se po punon për një rikthim modern të kësaj kënge ikonike.

Momenti në skenë duket se ishte një “shije” e parë nga projekti që pritet të publikohet së shpejti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE