LAJME / E Hënë 18 Maj 2026, 00:12

“S’e ndalin kralat e as sulltanë”, Haradinaj në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV: Gjuha shqipe është e këtij trualli

Ramush Haradinaj ka dalë në mbështetje të plotë të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, aty ku

e radhës është njoftuar ditën e nesërme.Në një reagim në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan se gjuha shqipe në RMV

nuk është opsionale, por është gjuhë autoktone.

“Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale. Është gjuhë autoktone, gjuhë e këtij trualli, që nuk kanë mundur ta ndalin as kralat e as sulltanët.

Ajo ka mbijetuar brez pas brezi, në familje, në shkolla, në këngë e në sakrifica.Shqipja është e garantuar me Kushtetutë dhe me të drejtën e patjetërsueshme të çdo shqiptari për të folur shqip në vendin e vet, për të studiuar shqip, për të shkruar, menduar dhe për të marrë frymë shqip pa frikë e pa kompromis.

Studentët shqiptarë sot nuk po kërkojnë privilegje, po kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për identitetin e tyre.

Me zemër, me shpirt dhe me krenari jam me ju nesër, studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Zëri juaj është zëri i çdo shqiptari që nuk pranon të heshtë përballë padrejtësisë”, shkruan Haradinaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE