
Disa persona mbetën të plagosur pasi një rrufe goditi një pemë brenda një parku argëtimi në jug të Suedisë, njoftuan autoritetet dhe drejtuesit e parkut.
Sipas një njoftimi të parkut Tosselilla Sommarland, një stuhi e fortë përfshiu zonën gjatë së dielës, duke shkaktuar disa goditje rrufeje.
“Sot patëm një stuhi të fortë mbi Tosselilla, e cila solli disa goditje rrufeje në zonë. Si pasojë, disa persona mbetën të plagosur”, thuhet në reagimin e parkut.
Fillimisht autoritetet raportuan se nuk kishte persona me lëndime të rënda. Megjithatë, më vonë u bë e ditur se një grua 45-vjeçare u transportua në spital në gjendje të rëndë.
Dy persona të tjerë u dërguan me ambulancë për trajtim mjekësor, ndërsa dy të rritur dhe pesë fëmijë morën ndihmë në vendngjarje për lëndime të lehta.
Sipas autoriteteve shëndetësore të rajonit Skåne, të gjithë të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Transmetuesi publik suedez SVT raportoi se drejtuesit e parkut kishin marrë masa paraprake për shkak të motit të keq, duke pezulluar aktivitetin e lojërave dhe zbrazur pishinat e parkut ujor.
Megjithatë, rrufeja goditi një pemë brenda parkut dhe degët e saj ranë mbi një grup vizitorësh që ndodheshin aty pranë, duke shkaktuar plagosjen e tyre.
Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik i Suedisë kishte lëshuar më herët paralajmërime për stuhi të forta dhe reshje intensive në pjesën jugore të vendit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
