LAJME / E Mërkurë 8 Korrik 2026, 23:11

Rreth 7 vite pas tërmetit, familja me 3 fëmijë jeton në “kotecin e pulave”, shtëpia e re mbeti vetëm premtim

Kanë kaluar më shumë se gjashtë vite e gjysmë nga tërmeti shkatërrues i nëntorit 2019, por për familjen e Xhevahir Kajës, tragjedia nuk ka përfunduar ende.

Banesa e tyre në fshatin Kryevidh të Bashkisë Rrogozhinë u shpall e pabanueshme (DS5), ndërsa prej atëherë familja me tre fëmijë jeton në një objekt të improvizuar në fshatin Rreth-Greth, i ndërtuar dikur për të mbajtur pula.

Edhe pse shteti ka miratuar një fond prej 22.365.520 lekësh për ndërtimin e një banese të re 2+1, puna nuk ka nisur as sot. Familja thotë se prej vitesh dëgjon të njëjtat premtime: “Sot”, “nesër”, “javën tjetër”, ndërsa realiteti i tyre mbetet i njëjtë.

Kushtet në të cilat jetojnë janë tepër të vështira. Çatia pikon sa herë bie shi, lagështira ka pushtuar ambientin dhe tre fëmijët flenë në një hapësirë që nuk plotëson as kushtet minimale për banim.

“Këtu jetojmë, këtu fle unë bashkë me nipërit. Është ftohtë, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, thotë gjyshja e familjes, ndërsa tregon dhomën ku kalojnë netët.

Edhe bashkëshortja e Xhevahirit rrëfen vështirësitë e përditshme: “Këtë vend na e dha kunata. Ishte bërë për pula, por nuk kishim ku të shkonim. Nuk kam asnjë elektroshtëpiake. Në kuzhinë nuk ka asgjë. Vetëm pak patate, disa turshi dhe ullinj të dhuruar. Vetëm burri punon kur gjen punë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE