LAJME / E Diel 1 Mars 2026, 13:01

Rogerti tejkalon dramat indiane – bën sikur e godet mali me derë dhe shtrihet në tokë(VIDEO)

Një moment sa i çuditshëm aq edhe komik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku protagonist ka qenë Rogerti.

Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, shihet momenti kur banori tjetër, Mali, hap derën e dhomës.

Pikërisht në atë çast, Rogerti, i cili po kalonte aty pranë, ka inskenuar një goditje.

Edhe pse kontakti me derën duket minimal ose inekzistent, Rogerti është hedhur në mënyrë teatrale, duke u përplasur në dysheme dhe duke qëndruar i shtrirë pa lëvizur për disa sekonda.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Veprimi i tij i ekzagjeruar ka shkaktuar reagime të menjëhershme, ku banorët e tjerë janë afruar me shpejtësi për të parë çfarë ndodhi, ndërsa videoja është shoqëruar me mbishkrimin ironik “la nam” dhe emoji duke qeshur, duke e cilësuar si një aktrimi të dobët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE