LAJME / E Shtunë 18 Tetor 2025, 00:12

Robert Ndrenika ‘shpërthen’ për protestën: Shqiptarët bashkë, siç ju ka hije! Mesazh i fortë për ata që fryjnë ndasitë!

Aktori i njohur Robert Ndrenika, ka reaguar lidhur me protestën që u zhvillua sot në Tiranë për ish-krerët e UÇK.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori shkruan se protesta bëri bashkë të gjithë shqiptarët dhe ishte një përgjigje për ata që nuk i duan bashkë.

‘Liria ka emër, UÇK. Tubimi i mbajtur në Tiranë në mbështetje të komandantëve shqiptarë që vuajnë padrejtësisht në Hagë. Shqiptarët nga Kosova e Shqipëria bashkë, siç ju ka hije.

Një përgjigje për të gjithë ata që nuk na duan bashkë dhe i fryjnë zjarrit të ndasisë. ne do jemi gjithmonë bashkë?? Shqipni etnike, asgja tjetër’, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE