
Pushimet në Ksamil do të ishin të fundit për turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra në orët e para të së martës rreth orës 02:30 nga një punonjës brenda ambienteve të beach bar’-it ‘Principotes.’ Një konflikt i dyshuar për një vajzë me Sokrat Vatën, përshkallëzoi deri në vrasjen e 21-vjeçarit.
Që prej mbrëmjes të së hënës,i riu ndodhej bashkë me miqtë e tij në klubin e natës së vetë kompleksit, të quajtur “La Guerre”(Lufta) ku organizohej një festë me DJ francez.Në këtë pjesë të kompleksit, ndodhi edhe konflikti me njërin prej punonjësve. Një nga detajet më tronditëse të ngjarjes është fakti se trupi i turistit dyshohet se është lënë jashtë për gati tre orë, deri në momentin kur u zbulua dhe policia mbërriti në vendngjarje.
Burimet bëjnë me dije se Luis Miguel Varela Mendes kishte marrë disa goditje me mjet prerës në shpinë dhe në kraharor, plagë të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Pasi u largua nga vendi i ngjarjes Vata u kap vetëm pas pesë orësh në Levan të Fierit, teksa përpiqej të arratisej fshehur në bagazhin e një makine, ku shoferja 31-vjeçare dhe pasagjeri 38-vjeçar, ishin turq. Edhe 2 shtetasit turq u arrestuan. Destinacioni i tyre njofton policia ishte Tirana.
Dy shtetasit turq kanë deklaruar se ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore me Vatën. Ata kanë deklaruar se e paguanin 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si bodigard dhe shoqërues personal.
Po ashtu, dy shtetasit turq kanë pretenduar se e morën Vatën në automjet vetëm për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin me të. “Ishim miq dhe e shoqëruam për shkak të miqësisë”, mësohet të kenë thënë ata para oficerëve të Policisë gjatë marrjes në pyetje. Për ngjarjen është arrestuar edhe polici Moisid Matushaj, i cil punonte si truprojë te ‘Principotes’, kurse një tjetër është shpallur në kërkim. Në total për ngjarjen, Policia ka njoftuar se ka arrestuar 11 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes personave të shpallur në kërkim është edhe Bekim Bulica, pronari në hije i ‘Principotes’.
1. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata
2. Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, të dy me shtetasi turke
U shpallën në kërkim shtetasit:
Sipas raportimeve, 29-vjeçari Vata, i cili banonte në Has dhe ishte i punësuar në ‘Principotes’, nuk ishte i panjohur për autoritetet, pasi më herët ka pasur probleme me drejtësinë në Britaninë e Madhe, ku ishte dënuar në vitin 2024 për trafik droge. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike të Ksamilit. Policia ka shoqëruar 42 persona ,mes tyre pjesë të personelit dhe klientë. Ndërkohë pas ngjarjes, disa pushues në Ksamil shprehën tronditjen nga vrasja e 21-vjeçarit me thikë.
“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si t’i themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues. ‘Principotes’ është një kompleks luksoz buzë detit në Rivierën Shqiptare, i vendosur përballë Tre Ishujve. Ai ofron një plazh privat me shezlongë, restorant, bar dhe ambiente relaksi. Vendi i njohur për pamjen e bukur dhe ujërat e pastra të Jonit mbetet një nga destinacionet kryesore për turistët dhe vendasit. Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
