Sipas mediave italiane, Iljazi po ngjiste i vetëm rrugën pranë ujëvarave të Stulles, në provincën e Bolzanos.
Rreth mesditës, pasi kishte përshkuar dy të tretat e itinerarit, ai ra në humnerë nga një lartësi rreth 100 metra.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali. Gëzim Iljazi, 59 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, por prej vitesh banues në provincën e Rovigos ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 100 metrash në mal.
Dëshmitarët okularë treguan se fillimisht panë të binte çanta e tij, dhe më pas vetë burrin.
Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, karabinierët, një helikopter dhe ekipet e shpëtimit, por fatkeqësisht për Iljaznin nuk mund të bëhej asgjë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE