LAJME / E Enjte 4 Qershor 2026, 11:11

Rekord: Numër i madh i të huajve morën shtetësinë gjermane në vitin 2025

Numri i natyralizimeve në Gjermani ka arritur nivel rekord në vitin 2025, kur rreth 332.500 të huaj janë pajisur me shtetësinë gjermane, sipas të dhënave të Entit Federal të Statistikave.

Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 14% krahasuar me vitin 2024 dhe është niveli më i lartë i regjistruar që nga fillimi i mbledhjes së statistikave në vitin 2000, kur numri i natyralizimeve nuk ka kaluar asnjëherë 300.000 në vit.

Sipas të dhënave, pjesa më e madhe e rasteve ka ardhur përmes procedurave standarde të natyralizimit, që kërkojnë të paktën pesë vite qëndrim në vend, si dhe përmes marrjes së shtetësisë përmes martesës dhe për fëmijët, që së bashku përbëjnë rreth 91% të rasteve.

Siria mbetet vendi me numrin më të madh të qytetarëve të natyralizuar, megjithëse shënon rënie prej 21%, në rreth 65.600 persona. Pas saj renditen Turqia me 34.100 raste (+51%) dhe Rusia me 19.700 natyralizime.

Rritje e ndjeshme është shënuar edhe te qytetarët nga Bosnja dhe Hercegovina, me rritje prej 126% në 8.800 raste, si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku numri është dyfishuar në 6.600.

Autoritetet gjermane e lidhin këtë rritje me reformën e ligjit të shtetësisë, e cila ka lehtësuar procedurat dhe ka lejuar në më shumë raste mbajtjen e shtetësisë së dyfishtë nga fundi i qershorit 2024, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE