LAJME / E Diel 3 Maj 2026, 10:10

Reagon Gjykata Speciale për raportin e organizatës britanike për krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara kanë thënë se i vetmi autoritet që mund të merret me proceset brenda gjykatës është

institucioni i Avokatit të Popullit i Gjykatës Speciale.

Kështu kanë thënë për RTK nga Haga, pasi institucioni i Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës kanë pasur shqetësime

lidhur me procesin e gjykimit në Hagë dhe kanë publikuar edhe një raport të një organizate britanike e cila ka vërtetuar

shqetësimet.

Nga Gjykata Speciale kanë thënë se nuk e kanë të qartë se cili është statusi i raportit të britanikëve.

 

“Sipas Kushtetutës së Kosovës, është Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara ka mandat për proceset në Gjykatë dhe jo Avokati i Popullit të Kosovës. Nuk është e qartë se cili është statusi i raportit”, kanë thënë nga Specialja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE