LAJME / E Hënë 2 Shkurt 2026, 02:02

Reagim i fortë i Ervin Salianjit për bllokimin e aksit Librazhd-Përrenjas: Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar ashpër për situatën e krijuar në aksin Librazhd–Përrenjas

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se izolimi i juglindjes për shkak të mosmirëmbajtjes dhe korrupsionit është një pasqyrë e qartë e keqqeverisjes. Ai thekson se qytetarët, ambulancat dhe bizneset u vunë në vështirësi dhe se shteti duhet të matet me siguri dhe përgjegjësi, jo me fasada dhe propagandë.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:

Është e turpshme që në vitin 2026 një aks kombëtar si Librazhd – Përrenjas të bllokohet totalisht për orë të tëra.
Jo nga ndonjë fatkeqësi e jashtëzakonshme.
Por nga mungesa e mirëmbajtjes.


Nga neglizhenca.
Nga korrupsioni.
Për më shumë se dy orë, e gjithë juglindja u la e izoluar, sikur të mos ishte pjesë e këtij vendi.
Qytetarë të bllokuar në rrugë.
Ambulanca në pritje.


Biznese të paralizuara.
Familje të rrezikuara.
Kjo është pasqyra reale e keqqeverisjes.
Kur fondet vidhen dhe propaganda bëhet prioritet, rrugët shemben dhe shteti zhduket.
Shteti nuk matet me fasada e postime.
Matet me rrugë që funksionojnë.
Me siguri.


Me përgjegjësi.
Shqiptarët nuk meritojnë izolim.
Meritojnë një qeveri që punon, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE