
Ramush Haradinaj: Kurti ka të drejtë kur thotë se s’mundesh me qenë edhe çlirimtar edhe zullumqar, por ai nuk ishte me çlirimtarët por me dashnoren serbe.
Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Albin Kurtit, duke thënë se kryeministri në detyrë ka të drejtë kur thotë se “s’mundesh me qenë edhe çlirimtar edhe zullumqar”, por sipas tij, Kurti nuk ishte me çlirimtarët gjatë luftës.
Në një intervistë në Rubikon, Haradinaj pretendoi se ndërsa luftëtarët e UÇK-së dhe diaspora sakrifikonin për lirinë e Kosovës, Kurti kishte zgjedhur një rrugë tjetër. Ai hodhi akuza të rënda edhe për raportet e Kurtit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e akuzuar se ka penguar projekte të rëndësishme energjetike amerikane në Kosovë.
“Nuk mundesh me qenë patriot kur nuk sillesh korrekt me Amerikën, me aleatin që ta ka shpëtu jetën dhe ta ruan shtetin”, deklaroi Haradinaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
