LAJME / E Premte 19 Dhjetor 2025, 00:12

Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, gazetari Blendi Fevziu i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama: A ka menduar ndonjëherë të largohet nga posti i kryeministrit?

Dhe përgjigja e kreut të qeverisë ishte po ashtu e drejtpërdrejtë.

Blendi Fevziu: E ke menduar ndonjëherë të ikësh?

Edi Rama: Jo sepse ju shpeshherë ose gjitha herët e merrni në mënyra të ndryshme, por asnjëherë siç e them unë atë që them. Unë nuk e kam parë kurrë këtë as si asnjë punë, as si një profesion, as si një rastësi, e kam parë si mision. Për mua është si misioni dhe misioni im është që ta çoj me ndihmën e Zotit dhe shqiptarëve Shqipërinë në BE.

Kryeministri Edi Rama komentoi gjatë një interviste në opinion “çelësin” e mbijetesës së gjatë në politikë. Ai nuk i vuri gishtin vetëm një faktori, por theksoi se janë rrethana dhe ngjarje të ndryshme që ndikojnë.

“Nuk e kam pyetur ndonjëherë veten. Unë them që është një kombinim i gjërave, nuk është një gjë. Janë rrethana, janë ngjarje të tjera që diktojnë lëvizje”, tha Rama.

Ai u pyet edhe për ish-kryeministrin e ndjerë Fatos Nano, të cilin e konsideroi si njeri me shumë talent, por me pak vullnet. Ndërsa Sali Berishën e konsideroi më të vullnetshmin në të keqen e vet. Për Metën nuk komentoi gjatë.

Blendi Fevziu: Nano nuk është më në këtë jetë. Nëse do ju kërkoja sot ta përkufizonit në mënyrë realiste, si do ta përkufizonit?

Edi Rama: Në qoftë se do më kërkosh vetëm një fjali do thosha shumë talent, pak vullnet.

Blendi Fevziu: Kush është njeriu politik më i vullnetshëm që keni njohur këto 30 vite?

Edi Rama: Më i vullnetshmi në të keqen e vet është ai miku jot. Pa diskutim.

Edi Rama: Nuk ia zë emrin unë tani se më duket sikur… Më i vullnetshmi në të keqen e vet është ai miku jot. Ti ia gjete emrin direkt. Se ti ke dhe gjithë këta miq. Si e gjete menjëherë?

Blendi Fevziu: Raporti juaj me Metën?

Edi Rama: Kam shkruar për të në libër dhe pak a shumë është raporti që ka qenë vijimësisht edhe më pas, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE