
Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka zbuluar një prapaskenë të fortë në një studio televizive, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama është përpjekur të takohet me kreun e SPAK, Altin Dumani, por ky i fundit e ka REFUZUAR.
Sipas Sulës, Rama nuk e dëshiron Dumanin në krye të Prokurorisë së Posaçme, pasi SPAK ka arrestuar njerëz të afërt me mazhorancën.
“Edi Rama, si kryeministër i vendit, ka kërkuar takim me kreun e SPAK në Kryeministri. Dumani nuk ka pranuar të shkojë dhe ka kërkuar që në takim të jenë edhe përfaqësues ndërkombëtarë. Ky fakt tregon se Rama nuk e do Dumanin, sepse ai i ka arrestuar njerëzit e tij”, tha Sula.
Në studio reagoi edhe juristi Indrit Sefa, i cili e paralajmëroi: “Mos i bëj dëm Strukturës!”.
Deklarata e Sulës ka ndezur debatin politik, duke ngritur pyetjen: A ka tension të fshehtë mes qeverisë dhe SPAK, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
