LAJME / E Mërkurë 5 Nëntor 2025, 19:07

Rama bën lëvizjen e papritur, shkarkime dhe emërime të reja në QEVERI

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime në përbërjen e ekzekutivit.

Sipas vendimeve të miratuara, janë bërë lëvizje si në Ministrinë e Arsimit, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Armela Baka është emëruar zëvendësministre e Arsimit, ndërsa Endrit Hoxha, që mbante detyrën e zëvendësministrit të Arsimit dhe Sportit, është liruar nga detyra.

Martin Kajo është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është liruar nga kjo detyrë.

Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:

Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.

Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE