LAJME / E Enjte 19 Shkurt 2026, 12:12

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Tales, në Lezhë, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Elektricisti ka mbetur në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte për riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE