LAJME / E Diel 17 Maj 2026, 08:08

Qytetari tallet: "Doktor, edhe sa metra kanë mbetur nga kilometri i fundit?”, Berisha: Ky është i fundit!

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në Facebook, Sali Berisha, ka marrë edhe një pyetje me doza të forta tallje nga një qytetar me emrin Liman Lama, i cili kërkoi të dinte se “edhe sa metra kanë mbetur nga kilometri i fundit”.

Berisha në të vetën, pasi e falenderoi Limanin për pyetjen, tha se ky është kilometri i fundit.

Liman Lama: Përshëndetje Doktor, a mund të na thoni se sa metra ka kilometri i fundit se nuk paska të sosur?

Sali Berisha: Të falenderoj miku im dhe kërkoj mirëkuptimin tuaj në këtë shpjegim të shkurtër.

Ky është kilometri i fundit. I lamë të gjitha mbrapa. Kaluam një kalvar sa asnjë forcë tjetër politike, por fituam. Tani ne duhet të fitojmë përfundimisht betejën për votën e lirë.

Kështu që kërkoj mirëkuptim. Nuk është kilometër i lehtë ky, jo, e kam thënë dhe e them, por është vendimtar. Dhe ne që bëmë të gjithë ato kilometrat e tjera, ne këtë do ta bëjmë dhe do fitojmë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE