
Irani ka deklaruar se nuk do të rikthehet në tryezën e bisedimeve me Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, mes raportimeve për përpjekje për rifillim të dialogut mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Shefi i sigurisë së Iranit, Ali Larijani, tha në një postim në rrjetin social X se vendi i tij
“nuk do të negociojë me Shtetet e Bashkuara”, duke hedhur poshtë spekulimet për një ringjallje të bisedimeve.
Larijani reagoi ndaj raportimeve se zyrtarë në Teheran po planifikonin të rifillonin negociatat me Uashingtonin.
Ai mban postin e sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe ka shërbyer më parë si këshilltar i udhëheqësit suprem iranian, të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
