LAJME / E Mërkurë 4 Shkurt 2026, 19:07

Qeveria TËRHIQET nga vendimi drastik/ Rama e konfirmon: Në Shqipëri…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit social “Tik Tok” do të jetë sërish e aksesueshme në Shqipëri.

Qeveria shqiptare ka vendosur të rikthejë aksesin në platformën TikTok, një vit pas vendimit për bllokimin e saj.

Vendimi ka dalë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Heqja e masave të përkohshme që ndalonin aksesin në TikTok, pas shqyrtimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me entet rregullatore, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për rikthimin e platformës Tik Tok, duke respektuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Shfuqizimi i vendimit nr.151 të datës 6 mars 2025, që kishte vendosur masat e përkohshme kundër ndikimeve negative të TikTok”, thuhet në vendimin e qeverisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE