LAJME / E Premte 19 Dhjetor 2025, 21:09

Qeveria gati të TËRHIQET nga vendimi drastik/ Rama e konfirmon: Në Shqipëri do të hapim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit social Tik Tok do të jetë sërish e aksesueshme në Shqipëri.

Në një intervistë për Politico, Rama bëri me dije se qeveria ka arritur një partneritet me platformën dhe së shpejti do t’i prezantojë publikut shqiptar masat e reja mbrojtëse.

Jemi të kënaqur me rezultatin. E kemi bërë partneritetin dhe shpresoj që në javët ose muajt në vijim do t’ia zbulojmë planin popullit shqiptar, siç e premtuam”, tha Rama, duke shtuar se ishte i befasuar nga reagimi i TikTok pas vendimit fillestar për ndalim.

Kreu i qeverisë shtoi se: “Sepse në fillim, për shkak se ishte normale të mendonim se ata do të na luftonin, ata do të hakmerreshin ndaj nesh, do të na ngacmonin. I takova vetë dhe mbeta shumë i impresionuar nga qëndrimi i tyre. Ata po i dëgjonin me shumë kujdes pikat tona, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE