LAJME / E Enjte 9 Korrik 2026, 11:11

Publikohet një tjetër video nga rrahja e 17-vjeçares! Shfaqet duke u kërkuar falje personave që e dhunuan

Rasti i rëndë i dhunës ndaj një 17-vjeçareje në Fier, i cili ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, po shoqërohet me zhvillime të reja.

Pas publikimit të videos së parë, ku e mitura shihej duke u sulmuar fizikisht nga disa bashkëmoshatare, në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një video tjetër që lidhet me të njëjtën ngjarje.

Në pamjet e reja, 17-vjeçarja dëgjohet duke kërkuar falje ndaj personave që, sipas hetimeve, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në incident.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar rrethanat në të cilat është regjistruar kjo video dhe nuk dihet nëse deklarimi i saj është bërë me vullnet të lirë apo nën ndikimin e personave të tjerë. Kjo pritet të jetë pjesë e hetimeve që po zhvillohen nga organet kompetente.

Publikimi i videos së dytë ka rikthyer çështjen në qendër të vëmendjes publike, ndërsa në rrjetet sociale kanë vijuar diskutimet lidhur me rastin dhe me nevojën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, Prokuroria dhe Policia po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë.

Për shkak se rasti përfshin të mitur, autoritetet nuk kanë bërë publike identitetet e tyre. Personat e përfshirë në hetim prezumohen të pafajshëm derisa përgjegjësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE