
Një i burgosur, i cili ndodhej i shtruar në repartin infektiv të spitalit të Durrësit për probleme shëndetësore, dyshohet se është arratisur.
Noa.al konfirmoi nga policia e Shtetit se i arratisuri është Altin Doçi, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Altin Doçi, është një nga personat e arrestuar nga policia si autor i vrasjes kriminale të dy vëllezërve Haxhia në Durrës.
Doçi së bashku me shokun e tij 22-vjeçar, akuzohet se kanë vrarë edhe dy të rinjtë Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdian, më 2 mars të vitit 2020.
Ai ishte dënuar më parë për trafik droge.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që i dënuari po merrte trajtim mjekësor, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet përkatëse.
Mësohet se forcat e rendit kanë nisur kërkimet për lokalizimin e tij, ndërsa pritet një reagim zyrtar për të sqaruar rrethanat dhe për të konfirmuar ose hedhur poshtë lajmin.
Lajmi është në përditësim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
