LAJME / E Shtunë 21 Shkurt 2026, 00:12

Pse ne shqiptarët duhet të festojnë FESTËN E ILIRËVE TË LASHTË ?

Shumë kombe europiane e kanë krijuar një traditë të kthimit pas te rrënjët e tyre: gjermanët rikujtojnë botën romake me festa të mëdha, italianët kremtojnë periudha mesjetare me panaire, keltët ringjallin traditat e tyre në festivalet e “Celtic Days”. Këto festa nuk janë vetëm argëtim, por janë kujtesë, krenari dhe edukim për brezat e rinj.

Ne shqiptarët, si pasardhës të ilirëve, bartës të një prej kulturave më të lashta të Evropës, kemi mungesë të një feste të tillë që do të na lidhte me gjenezën tonë. Një “Festë e Ilirëve” do të ishte shumë më tepër se një panair – do të ishte një shkollë e gjallë për identitetin tonë kombëtar.

Çfarë do të sillte kjo festë?

1. Rikthimi i jetës së përditshme ilire
Demonstrime të zejeve të lashta: tjerrja e leshit, thurja e qilimave, gatimet me mënyrat e dikurshme, punimi i veglave prej druri, bronzi e hekuri. Gruaja ilire, simbol i forcës dhe i shpirtit krijues, të paraqitej duke tjerrur, duke bërë qorape apo duke përgatitur veshje tradicionale.

2. Arti dhe kultura
Teatrot e hapura, ku të rinjtë do të luanin fragmente të dramave të lashta ilire apo mitologjike. Muzika me vegla të rikrijuara sipas gjetjeve arkeologjike (daulle, fyell, çifteli ilire).

3. Luftëtarët ilirë
Riprodhimi i armëve dhe mburojave të tyre. Skena demonstrative të luftës, sipas mënyrës se si ilirët organizonin mbrojtjen e qyteteve. Një “kamp ilir” ku vizitorët të mund të shohin nga afër jetën ushtarake.

4. Trashëgimia shpirtërore
Rituale të thjeshtuara që lidhen me kultin e diellit, të natyrës dhe të paraardhësve, ashtu siç i përshkruajnë burimet antike. Tregime për hyjnitë ilire, për mitet e tyre dhe lidhjen e ngushtë me tokën e detin.

Një festë e tillë do të ishte:

Prandaj, pse të mos bëhet kjo Festë e Ilirëve një traditë e përvitshme, e organizuar në qytete me rëndësi arkeologjike si Shkodra, Apollonia, Durrësi, Byllis, Lisi, Ulqini,Shkupi,Ulpiana,Theranda?

Nëse të rinjtë shqiptarë shohin nga afër jetën, artin dhe besimin e të parëve, do ta ndiejnë më shumë se kurrë se ilirët jetojnë ende brenda nesh./ Lulzim Osmanaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE