LAJME / E Premte 17 Tetor 2025, 20:08

Pse mungon Rama në protestë? Ja si përgjigjet Manastirliu

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme në protestën në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u zhvillua në kryeqytet.

Në një prononcim për A2CNN, Manastirliu tha:

“Jam këtu si qytetare e Tiranës. Të gjithë këtu jemi për një qëllim, “Liria ka një emër” dhe është Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Kur u pyet se pse kryeministri Edi Rama nuk ndodhet sot në protestë, Manastirliu u përgjigj: “Pjesëmarrja në tubim, siç e ka thënë edhe kryeministri, është e lirë. Unë kam edhe një lidhje me Kosovën, gjyshja nga babai është gjakovare, kështu që kam vlerësuar që të jem këtu”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE