LAJME / E Shtunë 15 Nëntor 2025, 04:04

"Pse më ke quajtur..."- Ben Blushi bën për ujë të ftohtë Arbana Osmanin, literalisht— deklarata që humbët

Ish-drejtori i përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e Arbana Osmanit në YouTube, “Mirëmbrëma Yje”, ku ka folur mes të tjerash edhe për marrëdhëniet në punë dhe realitetin e njohur televiziv, Big Brother VIP.

Moderatorja Osmani, një figurë kyçe e “Big Brother VIP Albania”, shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e saj profesionale me Blushin, sidomos për rolin e saj si prezantuese kryesore.

Gjatë intervistës, Blushi zbuloi një prapaskenë rreth edicionit të “Big Brother”, duke konfirmuar se ajo e kishte mbështetjen e tij. “Sigurisht ty. Je më e mira për këtë format. Më vjen keq që nuk e prezanton ‘Big’-un. Ata donin Ledionin, por unë nuk pranova. Vura veton për ty, dhe besoj se kam bërë gjënë e duhur,” tha ai, duke theksuar rolin vendimtar të tij në emërimin e saj si moderatore.

Megjithatë, dialogu mori kthesë, teksa Blushi i tha troç Osmanit se ajo ka qenë pjesë e atyre që kanë krijuar një imazh negativ dhe agresiv të tij. Blushi u shpreh se njerëzit kanë frikë të punojnë me të, duke shtuar:

“Nga miti që përhapni të gjithë ju, që unë jam një njeri shumë i egër por unë nuk jam ashtu. Por ju keni hapur një mit, edhe ti ke shërbyer për këtë punë, shpesh, megjithëse ke qenë një ndër të favorizuarat e mia, ju thoni jam shumë i keq, po hajde…”.

Moderatorja e ndërpreu duke thënë: “Unë kam thënë që je arrogant.” Blushi reagoi me habi: “Arrogant? Jam arrogant?”

Në këtë moment, Osmani tregoi librin e tij përballë ekranit dhe deklaroi: “Lexoni këtë libër dhe pastaj do më thoni është apo jo arrogant. Ky është një nga librat më arrogantë të shkruar në shqip.”

Blushi iu përgjigj: “Po më bën reklamë negative?”, ndërsa Osmani qeshi e vënë në siklet.

Ky shkëmbim fjalësh, i papritur në tonalitet, u bë menjëherë një nga momentet më të komentuara të intervistës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE