LAJME / E Enjte 7 Maj 2026, 19:07

Pse Beogradi po sulmon Ekzistencën? Nga Skenderbeu, tek Zogu, tek Hoxha, tek Mukja!

Analisti Kreshnik Osmani ka dalë me një analizë të fortë dhe alarmuese mbi atë që ai e quan “sulm i vazhdueshëm ndaj

ekzistencës shqiptare”, duke ngritur pyetje të mëdha mbi rolin historik dhe strategjik të Beogradit ndaj shqiptarëve ndër

shekuj. Në analizën e tij, Osmani ndalet tek periudha të ndryshme historike – nga koha e Skënderbeut, tek Ahmet Zogu, Enver

Hoxha dhe Marrëveshja e Mukjes – për të argumentuar se përplasja nuk ka qenë thjesht politike apo territoriale, por një betejë

për identitetin dhe mbijetesën kombëtare.

Sipas tij, Serbia ka përdorur forma të ndryshme presioni dhe ndikimi në çdo periudhë historike, duke synuar dobësimin e faktorit shqiptar në Ballkan. Osmani paralajmëron se edhe sot po zhvillohet një “luftë hibride”, ku përveç politikës dhe diplomacisë, përdoren propaganda, ndikimi ekonomik dhe përçarja e brendshme për të goditur unitetin kombëtar shqiptar.

Ai thekson se shumë ngjarje historike janë interpretuar gabimisht ose janë fshehur qëllimisht, ndërsa kërkon një “rizgjim kombëtar” dhe rikthim tek vetëdija historike shqiptare. Analiza e tij ka ndezur debat të fortë në rrjetet sociale dhe po komentohet gjerësisht për tonin patriotik dhe paralajmërues që përçon, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE