LAJME / E Premte 20 Mars 2026, 17:05

PS nuk bën pushim! Rama kthen LËVIZJEN e papritur, të shtunën…

E shtuna e kësaj jave, mesa duket, nuk do të jetë pushim për socialistët. Në mesazhin e dërguar këtë të martë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare është thirrur mbledhja e radhës këtë të shtunë në orën 10:00 në Durrës.

Asamblenë kryesocialisti Edi Rama e njoftoi në mbledhjen e fundit të kryesisë së PS-së, ku sipas tij, tani gjithë fokusi do të jetë në agjendën për organizimin e brendshëm të saj.

Rama i ka kërkuar socialistëve të ndërmarrin një dialog me strukturat dhe të jenë gati për zgjedhjet e brendshme në nivel organizatash.

Nga burimet e “Euronews Albania”, mësohet se fjala hapëse në Asamblenë e së shtunës do të jetë nga Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa fjala e radhës do të jetë nga Kryesocialisti dhe njëkohësisht Kryeministri Edi Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE