LAJME / E Hënë 22 Qershor 2026, 21:09

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!

Ka nisur në kryeqytet dita e 23-të e protestës jopartiake.

Një pjesë e qytetarëve janë grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa pjesa tjetër janë stacionuar para Kryeministrisë aty ku do po mbajnë fjalimet si çdo ditë tjetër.

Një nga qytetarët i cili mbajti fjalën para Kryeministrisë listojë kërkesat e qytetarëve për qeverinë.

Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon:

Krijimin e një qeverie teknike me mandat 12-mujor.

Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe të ligjit për financimin e partive politike.

Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Shfuqizimin e e Paketës së Maleve.

Një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit“, u shpreh qytetari.

Qytetarët janë grumbulluar në orën 19:00 ashtu siç është njoftuar edhe ditë më parë për ndryshimin e orarit.

Një pjesë e protestuesve kanë vendosur të qëndrojnë për 24 orë para Kryeministrisë që prej protestës kombëtare të së shtunës.

Kërkesat e qytetarëve vazhdojnë të jenë po ato që nga dita e parë, duke e shoqëruar tubimin e tyre me thirrje si: Rama n’burg, Berisha n’burg.

Protestuesit të cilët ndodheshin në shesh kanë nisur marshimin duke kaluar edhe pranë ‘Fan Zone’ në qendër të Tiranës.

“Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon”, ishte thirrja e protestuesve ndërsa kalonin pranë ‘Fan Zone’.

Ndërkohë një nga folësit me megafon ka lajmëruar se nesër në orën 10:00 do të mbajnë një tjetër kryengritjen para Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, duke ftuar edhe sindikatat për t’u solidarizuar me ta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE