
Aktivisti dhe aktori i njohur Florjan Binaj ka ngritur shqetësimin mbi rënien e aktivizimit në protesta. Sipas tij, sot protestat po tkurren dhe po humbasin rolin e tyre.
“Kam nostalgji për çdo protestë. Më vjen keq që ato po marrin formën e një pellgu gjithnjë e më të vogël dhe nuk janë më oazi ku lindnin idetë dhe veprimet”, u shpreh ai në emisionin “Oponencë”.
Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si reagimi qytetar është zhvendosur në rrjetet sociale, ku shpesh dominojnë debatet virtuale, meme-t dhe përplasjet online, ndërsa pjesëmarrja reale në protesta ka rënë.
Sipas Binajt, shtimi i profileve anonime në rrjetet sociale tregon një klimë frike, ku qytetarët shmangin shprehjen e hapur të mendimit për shkak të pasojave të mundshme. “Njerëzit kanë frikë të flasin, madje edhe të shprehen me emrin e tyre”, tha ai.
Aktivisti theksoi se kur mungon liria për të shprehur mendimin dhe bie rëndësia e vlerave, shoqëria përballet me kaos dhe pasiguri.
Ai solli në vëmendje disa nga protestat që i konsideron më të suksesshme në vend, si ato të studentëve, kundër armëve kimike dhe protestat e vitit 2022 për rritjen e çmimeve, duke shtuar se sot vendi po përballet sërish me të njëjtat problematika.
Në fund, Binaj kritikoi qeverinë, duke e akuzuar për distancim nga qytetarët dhe mungesë interesi për vështirësitë e tyre ekonomike, ndërsa sipas tij, presioni ndaj qytetarëve lidhet kryesisht me interesat elektorale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
