LAJME / E Hënë 22 Qershor 2026, 19:07

Protestat masive në Tiranë për dorëheqjen e Ramës, reagon për herë të parë Gjermania (Video)

Në konferencën e radhës për mediat të qeverisë gjermane, u trajtua edhe situata politike në Shqipëri dhe protestat që po zhvillohen në vend. Gjatë konferencës, gazetarët e Deutsche Welle i drejtuan pyetje Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë lidhur me qëndrimin e Berlinit ndaj protestuesve shqiptarë.

Konkretisht, u pyet nëse qeveria gjermane është në kontakt me organizatorët e protestave, nëse është e informuar mbi kërkesat e tyre dhe çfarë pret nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në raport me zhvillimet e fundit.

Në përgjigjen e tij, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi se e drejta për të protestuar është një element themelor i demokracisë dhe duhet respektuar.

Megjithatë, ai nënvizoi se protestat në Shqipëri konsiderohen një çështje e brendshme politike e vendit dhe se institucionet shqiptare janë përgjegjëse për menaxhimin e tyre në përputhje me ligjin dhe standardet demokratike.

Deklarata e tij u interpretua si një qëndrim i kujdesshëm i Berlinit, i cili shmang ndërhyrjen direkte në debatin politik të brendshëm shqiptar, duke riafirmuar njëkohësisht mbështetjen për parimet demokratike dhe të drejtat e qytetarëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE