LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 12:12

Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: S’është më për mbrojtjen e flamingove, por lëvizje e gjerë kundër qeverisë

Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke vënë në dukje transformimin e tyre nga një kauzë mjedisore në një lëvizje me dimension më të gjerë politik.

Sipas Soares, mobilizimi qytetar që nisi për mbrojtjen e flamingove dhe të vijës bregdetare shqiptare është zgjeruar përtej çështjeve të mjedisit, duke u kthyer në një protestë më të gjerë kundër qeverisë.

“Ajo që nisi si një fushatë për mbrojtjen e flamingove dhe bregdetit të Shqipërisë, tani është shndërruar në një lëvizje më të gjerë antiqeveritare”, shkruan gazetarja e CNN në postimin e saj në Instagram.

Komenti i saj vjen në një kohë kur protestat e nisura kundër projekteve të diskutueshme të investimeve në zonat bregdetare po tërheqin vëmendje të gjerë brenda dhe jashtë vendit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE