LAJME / E Enjte 4 Qershor 2026, 14:02

Protesta për Zvërnecin/ Berisha zbulon sekretin e Ramës, ja çfarë pritet të bëjë nesër në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se qeveria do të organizojë të premten një anti-miting në Vlorë.

Berisha tha se është e patolerueshme që punonjësit e administratës po përdoren në një akt përçarës.

Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë. Zonja dhe zotërinj deputetë, zonja drejtuese e seancës. Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe vendimin e kreut të meduzës, kreut të organizatës kriminale, për të organizuar nesër në Vlorë anti-mitingun e turpshëm të historisë. Ju paralajmëroj se në mënyrë absolute anti-mitingjet tuaja nuk do tolerohen. Anti-mitingjet tuaja do të marrin atë përgjigje që do të mjeroni për të.

A ka akt më të turpshëm? Të marrësh nënpunësit tu dhe të dalësh në anti-miting ndaj protestës qytetare. A ka akt më përçarës? A ka akt më absurd? Është akt lufte që mafia shtetërore u shpall qytetarëve. Hiqni dorë! Anullojeni! Keni dërguar mesazhe të gjithë punonjësve të Fierit, Lushnjës, të gjithë Jugut. Njësoj si Ramiz Alia që donte të na shpallte Republikën e Vlorës, me vullnetarët e Enverit, tani e vullnetarët e Edit.

Mos e provoni ëh! Mos e provoni! Të ndiqen rregullat. Ka një protestë, pse e çoni dhe dhunën ndaj tyre? Një protestë qytetare. Paska një njeri që nxjerr këtë parrullat e nuk përfaqëson tërësinë aty. Ndaj dhe është fashiste, staliniste, praktika e anti-mitingjeve. Hiqni dorë! Kam publikuar mesazhet që keni nisur në administratë. Gjithçka është terri dhe mungesa totale e transparencës. Për ta përfunduar dhe ju sot e tutje doktoreshë, nuk do quhesh më Spahiu por mekati, se ti ke votuar ligjin 24-ën. Ti je zonja mekati tani. E kupton vetë ? Edhe në gjendjen civile do shkojmë ta ndërrojmë mbiemrin të quajmë jo Spahiu, por mekati”, tha Berisha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE