
Protesta masive kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka shënuar sot ditën e saj të 23-të radhazi, duke mbledhur sërish mijëra qytetarë
në sheshin para Kryeministrisë. Gjatë tubimit të sotëm, në emër të grupit koordinues të protestës, ka dalë me një deklaratë të rëndësishme politike Dritan Goxhaj, i cili ka shpalosur kërkesat zyrtare dhe të panegociueshme të përpiluara pas propozimeve të marra nga qytetarët përgjatë më shumë se tri javëve të qëndresës.
Goxhaj u shpreh se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore synon një ndryshim rrënjësor të sistemit politik dhe ligjor në Shqipëri, duke prezantuar 5 pikat kryesore të platformës:
1-Dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar.
2-Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor.
3-Hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të shtetasve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor. Kjo reformë kushtetuese parashikon:
Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;
Kufizimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4-Mosheqja dorë nga kërkesat fillestare ekonomike dhe mjedisore, ku kërkohet urgjentisht:
Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”
5-Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar direkt nga sheshi i protestës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
