LAJME / E Hënë 1 Qershor 2026, 13:01

Protesta e Zvernecit? SPAK njofton urgjentisht levizjen E FORTE, sapo u njoftua se…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një hetim kryesisht lidhur me situatën në Zvërnec, ndërsa në fokus të verifikimeve janë procedurat e ndjekura për tjetërsimin e statusit të zonës dhe të truallit ku parashikohet zhvillimi i projektit investues.

Në kuadër të hetimeve janë kryer kontrolle dhe janë ndërmarrë veprime për sekuestrimin e dokumentacionit që lidhet me procedurat administrative dhe vendimmarrjet përkatëse.

Në përgjigje të interesit të medias lidhur me çështjen, SPAK konfirmoi se hetimet janë në zhvillim, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Në përgjigje të pyetjes suaj, çështja është në hetim dhe nuk kemi komente”, bëri me dije zyra e shtypit pranë SPAK.

Hetimet pritet të përqendrohen në ligjshmërinë e procedurave që kanë të bëjnë me ndryshimin e statusit të zonës dhe administrimin e truallit në Zvërnec, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE