LAJME / E Premte 26 Qershor 2026, 04:04

5 kërkesat e protestuesve/ Braçe bën paralajmërimin e fortë: Kalojmë në kaos

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish në lidhje me 5 kërkesat që protestuesit kanë bërë të hënën, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij.

Braçe fillimisht deklaron se ai është socialist, por nuk mbyll dot gojën, sytë dhe veshët kur është fjala për të miratuar nisma ligjore në Kuvend.

Sa u përket kërkesave të protestuesve, deputeti socialist deklaron se ato janë të rrezikshme. Sipas tij, dorëheqja e qeverisë dhe delegjitimimi i mazhorancës së dalë nga zgjedhjet demokratike është një proces i rrezikshëm, ku cenohet stabiliteti i vendit dhe mund të kalohet në kaos.

Ndërsa më tej nënvizon se destabilizimi i vendit do të ndikojë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku sipas tij jemi në një periudhë shumë vendimtare.

1. UNE KAM QENE SOCIALIST, JAM SOCIALIST,

DO JEM SOCIALIST-KJO GJE NUK NDRYSHON, MOS INSISTONI KOT.

Ama kjo nuk do te thote qe une kam mbyllur apo do mbyll syte, veshet, gojen dhe kam ngritur doren e miratimit;

JO! As e kam bere, as e bej e as do ta bej vec per kete shkak, nuk ndodh!

2. PO, NE PROTESTE KA AXHENDA PRIMITIVE E TE RREZIKSHME-E PARA AXHENDA POLITIKE!

Jo vetem per shkak te prezences se qarte te drejtuesve e njerezve te partive politike, por mbi te gjitha per shkak te kerkesa te qarta politike-RREZIM TE QEVERISE, DELEGJITIMIM TE MAXHORANCES!

Delegjitimim pa vote, por ne tavoline, kerkese e sjellje prej nje jete e Sali Berihes kjo, e deshtuar afermendsh. E rreshtuar keshtu-doreheqje e Qeverise, delegjitimim i Maxhorances me goje, nga sheshi, perzgjedhje nga sheshi te 101 perfaqesuesve te pavotuar kund ne procese te ligjshme zgjedhore, zgjedhja prej tyre e ministrave te nje Qeverie Teknike qe ne nje vit nuk duhet te bej gje, por te prese formimin apo forcimin e forcave politike dhe kete, duhet ta votoj une symbyllur, eshte jo vetem utopi qesharake, por populizem primitiv dhe i rrezikshem;

NUK PASON PAQENDRUESHMERIA, MUNGESA E QEVERISJES, POR KAOSI-E DUAN NJEREZIT KETE?! Nderkohe, KY VEND, kete vit-viti i sehirit sipas sheshit, eshte ne procesin e mbylljes se kapitujve ne NEGOCIATAT E ANETARESIMIT ME BASHKIMIN EVROPIAN; nga 1912 nuk ka projekt politik me te madh e me jetik per Shqiperine se ky!

Thene kete, po NE KEMI PROBLEME ME DEMOKRACINE, ZGJEDHJET, LIGJIN E LIGJSHMERINE-na i kane vene ne dukje negociatat me BE, duhet ti adresojme sa me pare ne rruge legjitimi, kurre populiste, por KTHIMI NE EPOKEN E GURIT THJESHT SE NUK FITON DOT, NUK ESHTE ZGJIDHJE, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE